Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit, prioriteti kryesor institucional është zgjedhja e presidentit të vendit, e jo formimi i qeverisë.
Duke komentuar situatën politike në vend, Baraliu ka theksuar se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ekziston një afat prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit pas konstituimit të Kuvendit dhe se mosrespektimi i këtij afati mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas kësaj gjendjeje faktike, do të duhej që Qeveria të presë në mënyrë që të zgjidhet presidenti, ta mandatojë mandatarin për formimin e Qeverisë dhe më pas të zgjidhet Qeveria e atyre që e kanë shumicën”, ka deklaruar ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Sipas Baraliut, zgjedhja e presidentit është “prioritet i prioriteteve”, duke kujtuar se vendi ka shkuar në zgjedhje pikërisht për shkak të dështimit të institucioneve për ta zgjidhur këtë çështje.
Ai ka kritikuar klasën politike për mënyrën se si ka menaxhuar proceset politike, duke theksuar se rënia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 7 qershorit është një sinjal i qartë pakënaqësie nga qytetarët.
“Ne mund të shkojmë sërish në zgjedhje nëse kjo klasë politike nuk organizohet më mirë, nuk vetëdijesohet më shumë dhe nuk e kupton mesazhin që ia dha elektorati”, u shpreh Baraliu.
Në fund, ai u bëri thirrje partive politike që të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi në proceset e ardhshme, duke shmangur kalkulimet dhe bllokadat politike.