Një ndryshim i papritur ka ndodhur në fund të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka kthyer ulësen e 23-të në Kuvend, duke “e rrëmbyer” një nga Lidhja Demokratike e Kosovës që tash ka rënë në 14 nga 15 sa kishte sipas matjeve të mëhershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve një ditë më parë mbërriti në 57 ulëse në Kuvend, duke e marrë një nga PDK-ja që pas rezultateve preliminare i kishte 23. Sipas llogaritjeve aktuale, tani në Kuvend rikthehet Bekim Haxhiu i PDK-së.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.

Deri në fund kanë mbetur për t’u numëruar një pjesë e votave me postë, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Për dallim nga zgjedhjet e shkurtit, LVV-ja kishte 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e AAK-ja në koalicion me Nismën 8.