Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Babai e raporton të zhdukur vajzën që i erdhi nga Gjermania, thotë se humbi kontaktin me të

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një burrë në Rahovec e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij, pasi ka thënë se e ka humbur kontaktin me të nga data 23 nëntor.

 Ai ka thënë në Polici se e ka vajza ka ardhur nga Gjermania në Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka humbur kontaktin me vajzën e tij e cila nga Gjermania ka ardhur në Kosovë”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti thuhet se është nën hetime.

Ndërkohë një djalë që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë nga nëna e tij është gjetur. 

“Është gjetur viktima mashkull kosovar, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.