Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi ta godasë me veturë policin që e ndaloi për kontroll, arrestohet pasi u vetaksidentua

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një burrë në Prizren është arrestuar për sulm ndaj personi zyrtar, pasi që ka tentuar ta godasë më veturë policin që i kishte dhënë shenjë të ndalej për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, ka tentuar ta godas me veturë zyrtarin policor i cili i kishte dhënë shenjë për ndalje gjersa ka qenë në pikë kontrolli të automjeteve”, thuhet në raportin e Policisë. 

I dyshuari pasi nuk është ndalur me veturë ka vazhduar rrugën dhe ka shkaktuar vetaksident. Sipas Policisë me të kanë qenë edhe tre pasagjer.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.