Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiroka – Pula uron Ditën e Forcës: Krah për krah me SHBA-në e aleatët do ta ndërtojnë një forcë moderne

Justina Shiroka - Pula

Me rastin e Ditës së Forcës, presidentja Justina Shiroka – Pula ka thënë se nderojnë me krenari dhe mirënjohje të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët i shërbejnë mbrojtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. 

Shiroka – Pula ka thënë se FSK-ja mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt. 

“E ndërtuar mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo dëshmon vendosmërinë tonë për ta mbrojtur lirinë dhe shtetësinë e fituar me sakrificë. Si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme, mbetem e palëkundur në përkushtimin tim për forcimin e ushtrisë sonë, avancimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe mbështetjen e pjesëtarëve të saj”, thuhet në urimin e presidentes për Ditën e Forcës. 

Ajo ka thënë se krah për krah me SHBA-në dhe aleatët e tjerë strategjikë, do të vazhdojnë ta ndërtojnë një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s, siç ka shkruar, të gatshme për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Republikës dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Në këtë ditë, përulemi me nderim të thellë para Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Sakrifica e tyre mbetet burim i përhershëm frymëzimi dhe përgjegjësie për secilin prej nesh. Liria që trashëguam është amanet. Mbrojtja e saj është detyrë. Shërbimi ndaj atdheut është misioni ynë i përbashkët”, ka shkruar Shiroka-Pula.

Lexo përditësimet tjera
FSK

FSK-ja shënon Ditën e Forcës, hap kazermat për qytetarët

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënon sot Ditën e Forcës, përmes aktivitetit “Dita e Hapur”,...