Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se fitorja e thellë e Vetëvendosjes sipas exit-polleve të publikuara, është tregues që “opozita ia dhuroi fitoren spektakolare”.
“Opozita ia ka dhuruar VV-së një fitore spektakolare, sepse pas 5 vjetëve në pushtet pas një viti bllokues, pas shkeljeve të panumërta të Kushtetutës, mungesës së zhvillimit ekonomik e prishjes së raporteve me aleatët... s’ka logjikë tjetër pos asaj që edhe përkundër gjithë mangësive, qytetarët e kanë konsideruar opozitën si më të dëmshme se VV-në”, ka thënë ai në debatin në KTV për zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.
Sipas exit-polleve të publikuara në disa televizione, VV-ja ka shënuar rritje prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa partitë tjera rënie. VV-ja ka pasur në zgjedhjet e shkuara rreth 42.3 për qind.
Vetëvendosje merr gjithçka
-
Muhaxhiri: Opozita pa ide, shpesh bie në grackën e Kurtit
-
Muhaxhiri: Partitë e tjera po marrin mësim nga PDK-ja për vjedhje të votave
- Fitorja që s’erdhi nga perfeksioni, por nga mungesa e alternativës
-
Muja: Përkrahja e VV-së për Osmanin thelbësore, por e ka luksin të propozojë edhe dikë tjetër
-
VV-ja me fitore bindëse, partitë e tjera thonë se do të reflektojnë