Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka rritjen më të madhe me 49.3 për qind të votave ose rreth 430 mijë vota, 7 për qind më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Ky rezultat ia mundëson asaj ta krijojë qeverinë e vetme, me komunitetet joshumicë joserbe. Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 21,01 për qind, derisa rënien më të madh e ka pësuar Lidhja Demokratike duke rënë nën 14 për qind

Vetëvendosje merr gjithçka
Me një pjesëmarrje prej 44.59 për qind, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 49.3 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar mbi 49 për qind të votave ose rreth 430 mijë vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, rezultat afërsisht i ngjashëm me atë të shkurtit, apo një rritje prej 1 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rënien më të madhe krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke marrë 13,56 për qind të votave, përkatësisht 118 mijë e 490 vota. Në zgjedhjet e fillimvitit, LDK-ja pati marrë 171 mijë e 357 apo 18,27 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbështetur në rezultatet preliminare ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor me 5,68 për qind ose 49,571 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta çajë pragun duke mbetur nën të me vetëm 1,72 për qind të votave.
Lista Serbe si partia më e madhe serbe ka deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Kryetari i Listës, Zllatan Ellek në një konferencë për media ka thënë se partia që ai udhëheq i ka marrë 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha ulëset në Kuvend. Partia e Rashiqit deri tash ka marrë 4388 vota apo më shumë se 11 për qind të votave që kanë shkuar për partitë e komunitetit serb. Rashiqi kishte siguruar një ulëse edhe në zgjedhjet e shkurtit. Si i vetmi deputet i partisë së tij, ai u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb pas refuzimit të shumicës në legjislaturën e nëntë për të votuar propozimet nga Lista Serbe.

LVV-ja me 56 mandate, rrugës për ta formuar e vetme qeverinë
Përkthyer në mandate, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.
Me përllogaritjen sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të votave ka 23 ulëse. Lidhja Demokratike ka 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.
Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.
Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse. LDK-ja ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa i kishte. AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse. Kjo përllogaritje nuk i përfshin edhe votat me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.
20 ulëset e tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas votimit të qeverisë, janë të domosdoshme 61 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para edhe në shumicën e komunave të vendit. Është konfirmuar forca kryesore në 24 komuna, përfshirë ato të cilat llogariten bastione të partive opozitare.
Është e para në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani të Elezit. Partia Demokratike e Kosovës është e para në Drenas e Skenderaj. Në Deçan ka dalë e para Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kurse në Mamushë KDPT-ja.
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit kanë hyrë në histori sa i përket daljes së qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 899 mijë e 521 qytetarë, pa i llogaritur votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në përqindje, i bie se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar afro 45 për qind e atyre me të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte vendosur më 9 shkurt sivjet. Atë kohë në qendrat e votimit në Kosovë kishin votuar 871 mijë e 662 votues. Ndërkaq bashkërisht me votat e diasporës dhe atyre në përfaqësi, numri kishte mbërritur në 966 mijë vota.
Kurti: Institucionet do t’i krijojmë shpejt, pres bashkëpunim me opozitën
Nga selia e Vetëvendosjes, kandidati për mandatin e tretë qeverisës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve si fitues i zgjedhjeve, tek tha se janë rrugës për ta thyer edhe rekordin e 21 shkurtit të vitit 2021.
“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.
Kurti tutje u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin me partitë opozitare për t’i çuar përpara tek ato i falënderoi edhe për kampanjën zgjedhore.
“Na presin shumë punë përpara. Duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sapo të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë. Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.
Ai është pyetur edhe për çështjen e presidentit të vendit pasi t’i skadojë mandati Vjosa Osmanit në mars të vitit të ardhshëm.
Kurti tha se për këtë do të duhet të flitet edhe me opozitën. Por paraprakisht u shpreh se do të takohet edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani.
“Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentit. Paraprakisht, do të ulem me presidenten aktuale dhe më pas do t’i ndërmarrim edhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit, duhet së paku të qëndrojnë në sallë 80 deputetë edhe nëse votojnë kundër. Ky është hapi i tretë”, ka thënë Kurti.
Kryetari i Vetëvendosjes mori pjesë edhe në festën me simpatizantë të kësaj partie, ku tha se fitorja e 28 dhjetorit është e popullit të Kosovës, ndryshe prej asaj të 9 shkurtit kur fitoi VV-ja me partnerët e koalicionit.
“Kësaj radhe ka fituar populli dhe Republika, e bëri të mundur fitoren, vizioni dhe programi ynë. Të gjitha zotimet tona do t’i përmbushim një nga një. Ju jeni kuptimi i ekzistencës së pozitave dhe funksioneve tona”, ka thënë Kurti tek premtoi realizim të zotimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Ndryshe prej Kurtit që foli për bashkëpunim me opozitën, nuk munguan talljet e partnerëve që ishin në koalicion me LVV-në pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës. Kryetari i Mitrovicës, njëherësh bashkëkryetar i Listës Guxo, Faton Peci është marrë me LDK-në duke ia kujtuar refuzimin që të futej në koalicion me VV-në pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Hajdi n’qeveri, jo s’po dojmë, hajdi more, jo s’po dojmë. Ani shkoni pra”, ka thënë Peci në një video.
Abdixhiku e merr përgjegjësinë për rezultatin, s’e përjashton dorëheqjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një paraqitje pak para mesnatës të dielën. Ai ka njoftuar se ditëve në vijim do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar.
Ai ka deklaruar se rezultati i LDK-së nuk është ai që e kanë pritur dhe ky do të jetë moment reflektimi, tek shtoi se e respekton verdiktin e qytetarëve.
“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalosim e shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësit që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe kur kanë humbje të tilla”, ka thënë Abdixhiku, duke mos e përjashtuar as dorëheqjen.
Ai u shpreh tutje se në këto pesë vjet drejtimi të LDK-së ka vepruar ashtu siç ka besuar se është më e mira për partinë.
“Këto pesë vjet, kam vepruar ashtu siç kam besuar se është më e mira për LDK-në. Megjithatë, sot them hapur nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku duhet të jetë. Kemi ndërtuar ekip të mirë, kemi ndërtuar fushatë të dinjitetshme, por ky është verdikti qytetar dhe përulemi para tij. Qytetari gjithmonë ka të drejtë”, ka shtuar ai.
Abdixhiku e uroi edhe fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.
“Më lejoni të urojë fituesin. Shteti është mbi secilin prej nesh. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedh drejt këtë herë”, ka deklaruar ai.
Pas rënies së LDK-së, nuk kanë munguar as thirrjet brenda kampit të tyre për reflektim.
Arben Gashi, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar veprime të përgjegjshme, pas rezultateve të para të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi në Facebook.
E ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, u ka bërë thirrje votuesve të partisë ta mbajnë kokën lart.
“Për të gjithë votuesit e sotëm të LDK-së: kokën lart! Ju dua!”, ka shkruar ajo.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një deklarimi pas mbylljes së kutive të votimit ka thënë se i kanë 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, tek shtoi se dështon koalicioni me PDK-në e LDK-në
“AAK-ja nuk ka vënë dhe nuk qet kushte për opozitën. Por tani është momenti që të reflektojmë. Nga ne të dy partitë e kanë një partner dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim e t’i japin shumicën”, ka thënë ai.
Nga kampi i PDK-së që doli si parti e dytë nuk pati deklarim pas rezultateve
Qetë dhe pa incidente
I gjithë procesi i votimit që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë, me disa parregullsi kryesisht të natyrës procedurale e teknike. Është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa qendra të votimit, por nuk ka pasur incidente serioze, që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve.
Krahas thirrjeve për dalje në votime, presidentja Vjosa Osmani pasi ka votuar në kryeqytet ka thënë se shpreson në krijim sa më të shpejtë të institucioneve.
Sipas saj, zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të Kuvendit dhe qeverisë, për të çuar përpara procese të domosdoshme për vendin.
“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike. Uroj të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratik. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të qeverisë, që janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën”, ka thënë presidentja.
Sipas Policisë së Kosovës, zbatimi i planit dhe bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar që procesi gjatë ditës së diel të shkojë pa ndonjë incident madhor.
“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj në aspektin e sigurisë vlerësohet se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze. Një ndër qëllimet e planit operativ policor, ka qenë garantimi i një ambienti të qetë për votime, inicimi dhe procedimi i çdo vepre të mundshme penale në koordinim me organet e drejtësisë dhe dërgimi para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, konkretisht cenojnë procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar pesë raste penale.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me procesin zgjedhor, sot ka iniciuar 5 (pesë) raste penale si; ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’, ´Pengim i procesit të votimit´ dhe ‘Asgjësimi i dokumenteve të votimit’, ku personat e përfshirë në raste me vendim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt. Janë trajtuar 30 (tridhjetë) informata dhe në 5 (pesë) raste janë evidentuar me ‘shënim zyrtar’, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë trajtuar dhe iniciuar edhe raste të tjera, raste këto të cilat nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit, asnjë person nuk ka qenë i ndaluar për vepra penale.
Sipas njoftimit, janë pranuar informata dhe pas verifikimit, deri në mbylljen e procesit të votimit, u konstatua se vetëm pesë prej tyre paraqesin elemente të veprës penale kundër të drejtave të votimit.
“Rasti i parë është iniciuar në fshatin Ranillug –Gjilan, për veprën penale nga neni 210 i Kodit Penal të Kosovës: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, ku e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i dytë është iniciuar në Zhegër - Gjilan, për veprat penale nga nenet 214 dhe 215 të Kodit Penal të Kosovës “Pengim i procesit të votimit” dhe “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i tretë është iniciuar në Prizren, për veprën penale nga neni: 217 “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i katërt është iniciuar në Drenas, për veprën penale nga neni: 215 “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Edhe rasti i pestë është iniciuar për “Cenim të fshehtësisë së votimit” në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.
Rasti i Ranillugut lidhet me dyshimin se kryetarja e Komunës nga Lista Serbe, Tanja Antiq, është intervistuar nën dyshimin se ushtroi ndikim te votuesit për votim sipas udhëzimeve të saj.
Në Graçanicë një person është shoqëruar në stacionin policor pas dyshimit se ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, që të asistohen gjatë votimit.
Ankesa për votimin me asistencë
Edhe në këto zgjedhje u raportua për probleme të votimit me asistencë. Shumë qytetarë u ankuan se atyre që nuk dinë shkrim-lexim nuk iu lejua të votojnë me asistencë.
Zëvëndësavokatja e Popullit Majlinda Sinani-Lulaj, ka thënë se nga raportimet që kanë marrë nga kolegët në terren, ankesa ka pasur kryesisht për vështirësi në votimin me asistencë.
Sipas saj, përveç personave me aftësi të kufizuara, që për t’iu lejuar që dikush t’i asistojë në procesin e votimit duhet të kenë një dëshmi nga institucionet për aftësinë e kufizuar, as personave që nuk dinë shkrim-lexim nuk u është lejuar të votojnë me asistencë.
“Ekziston edhe një farë konfuzioni edhe te vetë votuesit, në kuptimin asaj që tek pasi shkojnë edhe marrin një përgjigje nga zyrtarët që janë përgjegjës se nuk mund të votojnë pa një dëshmi për aftësinë e kufizuar të personat me aftësi të kufizuara, nuk janë rehat me këtë lloj përgjigje, por gjithashtu kemi edhe rastet kur kemi personat të cilët nuk janë të aftë të shkruajnë dhe të lexojnë dhe kanë problem me procesin e votimit, për të cilët nuk ka një sqarim, ose të paktën nuk jemi në dijeni që ka një sqarim të detajuar se si duhet vepruar me ta”, ka thënë Sinani-Lulaj në emisionin Zgjedhjet në KOHË.
Gjatë ditës së diel, KQZ-ja konfirmoi se ka pranuar ankesa për probleme më energjinë elektrike. Sipas saj, janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra të votimit, në 6 komuna, Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.
Demokracia në Veprim është koalicioni më i madh i organizatave që ka monitoruar procesin e zgjedhjeve.
“Ashtu siç edhe është raportuar në intervalet e tjera gjatë ditës, problematika kyçe që e ka karakterizuar procesin e votimit lidhet me vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë, përkundër që atyre u ishte ofruar mundësia nga KQZ, që përmes linkut ta konfirmojnë Qendrën e tyre të votimit. Kështu, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00, vështirësi me lokalizimin e vendvotimit të saktë janë raportuar në pothuajse 2/3-tat e vendvotimeve, ndërsa në 20% të vendvotimeve numri i rasteve të tilla ka arritur deri në 30”, shkruan në komunikatën e DNV-së.
“Zbatimi i rregullës që lejon votimin me asistencë vetëm në rastet kur prezantohet dokumenti mjekësor ka bërë që fenomeni i votimit me asistencë të bjerë ndjeshëm krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore. Përgjatë 12 orëve të procesit të votimit, më pak se 1% e votuesve kanë votuar me asistencë. Raste kur asistenca nuk ishte regjistruar sipas rregullave, është hasur në 11% të vendvotimeve, deri në 10 raste. Deri në orën 19:00, në mbi 30% të vendvotimeve është hasur votim me dokumente me afat të skaduar (deri në 10 raste) ndërsa numri i rasteve kur është fotografuar fletëvotimi është 32 përgjatë gjithë ditës”.
Zgjedhjet në fokus të mediave ndërkombëtare
Zgjedhjet në Kosovë kanë zgjuar interesim edhe tek mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë lidhur ato me bllokadën njëvjeçare në 2025-ën.
“Associated Press”, “Reuters”, “The Guardian” e “Washington Post” i kanë cilësuar këto zgjedhje si përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike të sivjetme. “Votuesit e Kosovës votojnë në përpjekje të dytë këtë vit për të zgjedhur një qeveri dhe për të shmangur më shumë krizë”, ka shkruar “Associated Press”. Kjo agjenci ka kujtuar se që nga 9 shkurti, Kosova edhe pse mbajti zgjedhje të rregullta, partitë nuk kanë arritur të formojnë qeverinë. Artikullin e njëjtë e ka publikuar edhe “The Guardian”. Ngjashëm ka raportuar edhe agjencia “Reuters”. “Kosova voton në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik njëvjeçar”, mban titullin artikulli për Kosovën në “Reuters”.
Kurti: Do t’i përmbushim të gjitha premtimet
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në festën e kësaj partie dhe partnerëve për fitoren me afro 50 për qind në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është zotuar për t’i përmbushur të gjitha premtimet e dhëna në fushatë.
Fitoren e tij e ka quajtur sërish historike. Tek ka falënderuar votuesit, Kurti ka thënë se “dimrin e kanë bërë verë, e politikën pranverë”.
Ai ka kërkuar që “qytetarët t’i qëndrojnë pranë koalicionit” e “koalicioni do t’u qëndrojë edhe më pranë, me përmbushjen e zotimeve”.
Lista Serbe thotë se i ka fituar të gjitha ulëset e serbëve
Lista Serbe ka fituar të gjitha ulëset e rezervuara për komunitetin serb, ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek të dielën pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve nga procesimi i më shumë se 99 për qind të vendvotimeve, Lista Serbe ka marrë 41 mijë e 335 vota.
Partia e Nenad Rashiqit deri tash ka marrë 4601 vota.
Ndërkaq Kosovski Savez ka marrë 541 vota.
Nga kjo llogaritje, për të marrë një ulëse duhen 4648 vota.
Rashiq pati siguruar një ulëse në zgjedhjet e shkurtit. Si i vetmi deputet i partisë së tij, ai u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, pas refuzimit të shumicës së Kuvendit për të votuar propozimet nga Lista Serbe.
PDK-ja në heshtje
Prej kur ka përfunduar periudha për votim, nga Partia Demokratike e Kosovës ka pasur heshtje.
Teksa pas publikimit të rezultateve kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi dorëheqjen e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, u shpreh optimist për qeveri të opozitës, nga PDK-ja s’ka pasur asnjë reagim.
Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja ka 21.17% apo 182.981 vota – rezultat i përafërt me zgjedhjet e 9 shkurtit.
E ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpalli fitoren më të madhe në histori të vendit.
Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht flas me Osmanin, pastaj me opozitën
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për çështjen e presidentit do duhet të flasin edhe me opozitën. Por paraprakisht u shpreh se do të takohet edhe me presidenten aktuale Vjosa Osmani.
“Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çështjen e presidentit. Paraprakisht, do të ulem me presidenten aktuale dhe më pas do t’i ndërmarrim edhe hapat e ardhshëm në mënyrë që të ecim përpara bashkë sepse dihet që si për marrëveshjet ndërkombëtare, ashtu për zgjedhjen e presidentit, duhet së paku të qëndrojnë në sallë 80 deputetë edhe nëse votojnë kundër. Ky është hapi i tretë”, ka thënë Kurti.
Osmanit i skadon mandati në mars.
Kurti shpall fitoren: Më e madhja në histori të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.
Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.
“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.
Kurti më pas u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët e mira. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin e partive opozitare për t’i çuar përpara.
“Na presin shumë punë përpara. Duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sapo të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë. Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.
Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.
“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.
Kurti më pas u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët e mira. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin e partive opozitare për t’i çuar përpara.
“Na presin shumë punë përpara. Duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sapo të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë. Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.
KQZ-ja shpall rezultatet preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e fundit për ditën e sotme, ka shpallur rezultatet preliminare.
Në platformën e KQZ-së nga 96% e votave të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka 49.80 për qind të votave apo 422 mijë e 561 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.21 për qind apo 179 mijë e 933 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 13.76 për qind apo 116 mijë e 777 vota. E katërta bazuar në rezultatet preliminare është renditur AAK-ja me 5.73 për qind apo 48 mijë e 630 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun, me 14 mijë e 545 vota apo 1.71 për qind.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të fillojë nesër, më 29 dhjetor.
Në këto rezultate nuk përfshihen votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Pas procesimit të 95 për qind të votave, VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend
Pas procesimit të rreth 95 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.
Me përllogaritjen sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të votave ka 23 ulëse. Lidhja Demokratike ka 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.
Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.
Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse.
Humbësja më e madhe është LDK-ja që ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa kishte.
AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse.
Kjo përllogaritje vlen pa u numëruar votat nga postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.
20 ulëse të tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për të pasur shumicën mjaftojnë 61 vota.
Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, paralajmëron dorëheqje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për dështimin që partia e tij e ka pësuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka njoftuar se ditëve në vijim do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar “të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar”. Në një konferencë për media të dielën, Abdixhiku ka dhënë sinjale se mund të dorëhiqet nga posti i kryetarit.
Ai ka thënë se rezultati i LDK-së nuk është ai që e kanë pritur dhe ky do të jetë moment reflektimi. Shtoi se e respekton verdiktin e qytetarëve.
“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalosim e shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësit që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe kur kanë humbje të tilla”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku tutje u shpreh se në këto pesë vjet drejtimi të LDK-së ka vepruar ashtu që ka besuar se është më e mira për partinë.
“Këto pesë vjet, kam vepruar ashtu siç kam besuar se është më e mira për LDK-në. Megjithatë, sot them hapur nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku duhet të jetë. Kemi ndërtuar ekip të mirë, kemi ndërtuar fushatë të dinjitetshme, por ky është verdikti qytetar dhe përulemi para tij. Qytetari gjithmonë ka të drejtë”, ka shtuar ai.
Abdixhiku uroi edhe fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.
“Më lejoni të uroj fituesin. Shteti është mbi secilin prej nesh. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedh drejt këtë herë”, ka deklaruar ai.
VV-ja fitoi në 24 komuna
Lëvizja Vetëvendosje po korr fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Kur janë numëruar mbi 91 për qind të vendvotimeve, VV-ja është e para në 24 komuna. Ka mbi 50 për qind të votave.
Është e para në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani të Elezit
Partia Demokratike e Kosovës është e para në Drenas e Skenderaj.
Në Deçan është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e në Mamushë është subjekti turk KDPT.
Kandidati i LDK-së vajton me këngën e Medës: Ma mirë për mu mos t’kish ardh e hëna
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, e ka postuar këngën e Medës, “Ai plumb” pas publikimit të rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare.

Sadiku ka ironizuar me pjesën ku këngëtari thotë “Ma mirë për mu mos t’kish ardh e hëna”.
Sipas rezultateve preliminare, LDK-ja e treta ka rreth 14% të votave.
Postimi:
Peci tallet me LDK-në
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është tallur me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas publikimit të rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Peci është parë duke ironizuar për refuzimet e LDK-së për të qeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Hajdi n’qeveri, jo s’po dojme, hajdi more, jo s’po dojme. Ani shkoni pra”, ka shkruar Peci.
VIDEO:
DnV: VV-ja mori 47.91 për qind të votave
Demokracia në Veprim ka procesuar të dhënat nga vendvotimet. Sipas rezultateve nga procesimi i 90% të të dhënave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.62% ndërsa Nisma nuk e ka kaluar pragun me vetëm 1.88%.
Në këtë rezultat nuk përfshihen votat e diasporës dhe ato me kusht.
VV-ja kalon 50-përqindëshin
Kur janë numëruar mbi 61 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqindëshin e votave.
Aktualisht, ka 50.24 për qind apo 257.390 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka 20 për qind apo 102.460 votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 14.16 për qind apo 72.566 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.57 për qind apo 33.659.
Gashi i LDK-së: Rezultati s’mund të injorohet, kërkohet reflektim
Arben Gashi, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar reflektim dhe veprim të përgjegjshëm, pas rezultateve të para të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve të deritashme, LDK-ja si e treta ka pësuar rënie në këto zgjedhje në krahasim nga zgjedhjet e shkurtit. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm, mbi 45 për qind të votave.
“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi në Facebook.
VV-ja nis festën në Prishtinë (foto)
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën në Prishtinë, pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve të deritashme, kjo parti është rritur nga zgjedhjet e shkurtit dhe ka kaluar mbi 46 për qind.
Ndjekës të VV-së kanë ndezur fishekzjarrë në shesh të Prishtinës.
Fotot nga vendi i ngjarjes: Driton Paçarada/KOHA











Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin
Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka postuar një foto me disa të rinj dhe duke bërë simbolin e gërshërëve.
“Rinia me Lalin ju sosin +4”, ka shkruar ai.
Policia: Procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze
Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor të dielën ka shkuar në përgjithësi qetë dhe pa incidente serioze. Sipas njoftimit, zbatimi i planit policor dhe bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar që procesi gjatë ditës së sotme të shkojë pa ndonjë incient madhor.
“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj në aspektin e sigurisë vlerësohet se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze. Një ndër qëllimet e planit operativ policor, ka qenë garantimi i një ambienti të qetë për votime, inicimi dhe procedimi i çdo vepre të mundshme penale në koordinim me organet e drejtësisë dhe dërgimi para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre që bijën ndesh me ligjin, konkretisht cenojnë procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, Policia e Kosovës thotë se ka iniciuar pesë raste penale.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me procesin zgjedhor, sot ka iniciuar 5 (pesë) raste penale si; ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’, ´Pengim i procesit të votimit´ dhe ‘Asgjësimi i dokumenteve të votimit’, ku personat e përfshirë në raste me vendim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt. Janë trajtuar 30 (tridhjetë) informata dhe në 5 (pesë) raste janë evidentuar me ‘shënim zyrtar’, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Po ashtu në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë trajtuar dhe iniciuar edhe raste të tjera, raste këto të cilat nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, partia e tij ka fituar 8 për qind të votave apo 9 ulëse në Kuvend.
Ai ka thënë se këtë e ka të bazuar nga informatat në qendrat e votimeve.
Në një konferencë për media, Haradinaj ka bërë thirrje për koalicion të partive që deri tash ishin në opozitë, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“AAK-ja nuk ka vënë dhe nuk qet kushte për opozitën. Por tani është momenti që të reflektojmë. Nga ne të dy partitë e kanë një partner dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim e t’i japin shumicën”, ka thënë ai.
Lushaku e LDK-së: Kokën lart!
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, u ka bërë thirrje votuesve të partisë ta mbajnë kokën lart.
“Për të gjithë votuesit e sotëm të LDK-së: kokën lartë! Ju dua!”, ka shkruar ajo.
Sipas exit-polleve, LDK-ja është në rënie krahasuar me zgjedhjen e 9 shkurtit.