Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rinumërim të plotë pas manipulimit që është bërë me votat te shumë kandidatëve. Haradinaj thotë se është i befasuar për mosreagimin e deritashëm të Prokurorisë.
Sipas Haradinajt, pa një rinumërim të tërësishëm nuk mund të garantohet integriteti i zgjedhjeve.
“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit. Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve. E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”, ka thënë mes tjerash në profilin e tij në Facebook, kreu i AAK-së.
-
Kandidatët që humbën vota në rinumërim thonë se s’kanë gisht në skemën kriminale
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Haradinaj: 5, 12 ose 19 prilli datat e mundshme për zgjedhje
-
Rinumërimi drejt fundit, nxori në pah shumë manipulime