Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se 80 për qind e vendvotimeve apo 2061 nga 2557 sa janë në total.
Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.
Kampione e këtij manipulimi ka dalë të jenë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, me dhjetëramijëra vota të manipuluara.
Manipulimet që u shpërfaqën edhe në uebfaqen e KQZ-së kanë bërë që Prokuroria të aktivizohet në disa rajone. Në Prizren janë paraburgosur 23 persona, ndërkaq hetime po zhvillohen edhe në komuna të tjera.
Pas publikimeve të rezultateve të rinumëruara, nuk ka kandidatë të partive shqiptare që e kanë humbur ulësen.
-
Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve, procesi drejt fundit
-
Rinumërimi pritet të përfundojë të premten
-
Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ-ja nuk e zgjeron procesin
-
Përfundon rinumërimi
-
Rreth 200 të dyshuar për falsifikim rezultati, paralajmërohen hetime edhe ndaj kandidatëve për deputetë