Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: 5, 12 ose 19 prilli datat e mundshme për zgjedhje

r haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten ka dhënë tri data të mundshme për zgjedhjet.

“Janë opsion datat prej 5-12-19 prill, mund të ketë edhe datë tjetër”, ka thënë ai para mediave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mospjesëmarrje në takim, ashtu si edhe adresimin e kësaj partie në  Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të premten.

“Ndjesi e keqe ishte mospjesëmarrja e VV-së. Është e pakuptimtë mospjesëmarrja e tyre. Mosardhje e tyre sot është një lloj fyerje për vendin, institucionet. Kurtit iu kanë përgjigjur në takime kryetarët e partive opozitare një nga një dhe shumë herë ka pasur konsulta. Mosardhja e tyre sot nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese  është një fyerje në vete, tallje, hajgare me proceset”, ka theksuar Haradinaj.

VIDEO: Deklarata e plotë e Haradinajt dhe Hamzës pas takimit me Osmanin

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani - Arberie Nagavci Adnan Rrustemi

Osmani dekreton shpërndarjen e Kuvendit, VV-ja e çon në Kushtetuese