Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se në disa vendvotime e komuna, manipulimi me votat e kandidatëve ka marrë përmasa industriale. Ai përmes një reagimi ka potencuar që Prokuroria duhet të nisë hetimet sepse emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi dihen.
“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale?! Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor”, ka thënë Cakolli në reagimin e tij në Facebook.
Sipas Cakollit, përfshirja e kandidatëve të caktuar është shumë e mundshme andaj thekson se hetimi duhet t’i përfshijë edhe ata.
-
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e 7 qershorit
-
KQZ-ja ua hedh partive përgjegjësinë për “filtrimin” e komisionerëve
-
Partitë zotohen të mos i angazhojnë komisionerët manipulues
-
Vetëm një aktakuzë për manipulimin e votave të 28 dhjetorit 2025
-
KQZ-ja pritet të mos i angazhojë komisionerët e dyshuar për manipulim