Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit janë angazhuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të mbikëqyrin procesin në të gjithë vendin deri në përfundim të procesit zgjedhor.
“Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim e Zyrës së Kryeprokurorit.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe organizatave që të raportojnë çdo dyshim për keqpërdorim ose manipulim të votës.
“Ftojmë qytetarët dhe të gjitha palët e përfshira që të denoncojnë çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre”, theksohet në njoftim.
-
Mbi 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhje
-
Rreth 100 prokurorë të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve
-
Rreth 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e së dielës
-
Rreth 80 prokurorë të angazhuar për zgjedhjet e sotme
-
Rreth 100 prokurorë nëpër Kosovë, Prokuroria: Denonconi keqpërdorimet