Janë publikuar pamjet e përleshjes fizike mes Dardan Molliqajt dhe përcjellësit të tij dhe Haki Abazit që kishte ndodhur kohë më parë pas një debati televiziv.
Pamjet i ka publikuar portali Sinjali.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, Vetëvendosje dhe Haki Abazi e kishin raportuar si sulm të rëndë, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmerren masa, si dhe nga KQZ-ja të largojë nga lista personat që përdorën dhunë ndaj tij.
Prokuroria kishte treguar se ka nisur hetimet për këtë rast, por ende nuk është raportuar për ndonjë rezultat.
Molliqaj, në Rubikon të KTV-së, e kishte mohuar se kishte sulmuar Abazin, duke thënë se “ka qenë vetëm një vazhdim debatit dhe se Abazi është rrëzuar duke ikur”.
Pas publikimit të pamjeve, Vetëvendosje ka kërkuar të merren masa ndaj Molliqajt, e ky ka akuzuar VV-në për mashtrim.
-
Prokuroria s’i kishte fare pamjet e rrahjes mes Molliqajt me përcjellës dhe Abazit, i pa ato në media
-
Abazi deklarohet pas publikimit të pamjeve nga rrahja me Molliqajn
-
Molliqaj akuzon VV-në për mashtrim pas publikimit të pamjeve të rrahjes me Abazin
-
Pas publikimit të pamjeve, Vetëvendosja kërkon të merren masa ndaj Molliqajt
-
Molliqaj mohon se e ka sulmuar Abazin, thotë se ky është vajtim pas humbjes së debatit