Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Abazi deklarohet pas publikimit të pamjeve nga rrahja me Molliqajn

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, është deklaruar pas publikimit të pamjeve ku shihet ngjarja mes tij dhe Dardan Molliqajt të kandidatit AAK-PSD, në 11 shtator, pas një debati televiziv.

“Më vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar nga videoja që është bërë sot publike mbi sulmin që është bërë pas emisionit në TV7 me 11 shtator. Pas këtij sulmi ashtu siç kam deklaruar edhe në natën që ka ndodhur ngjarja, unë kam respektuar procedurat dhe kam pritur policinë, kam deklaruar në vendin e ngjarjes, si dhe më pastaj jam deklaruar në stacionin e policisë në Fushë Kosovë. Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund”, ka thënë Abazi.

Ai ka shtuar tutje se është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet çfarëdo dhune në të ardhmen.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik”, ka thënë Abazi. “I falënderoj të gjithë për përkrahjen e madhe dhe besimin në institucionet e drejtësisë. Fitorja e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje, mazhoranca që do të dalë nga këto zgjedhje me 6 tetor, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti është përgjigja më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk e durojnë dijen, drejtësinë dhe forcën e bashkimit, rritjen dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë më tej ai