Molliqaj mohon se e ka sulmuar Abazin, thotë se ky është vajtim pas humbjes së debatit

Molliqaj: Vetëvendosje do të turpërohet për keqpërdorimin e “Rastit Dehari”

13 September 2019 20:25
21:48

Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të turpërohen ata që e kanë keqpërdorur rastin e Astrit Deharit.

Sipas tij, rasti i Deharit nuk është përmendur për një kohë të gjatë dhe tashmë po përmendet vetëm për fushatë.

Molliqaj ka thënë se ka kërkuar në vazhdimësi që çështja e tij të adresohet duke shtuar se janë duke pritur përgjigje nga Instituti zviceran.

“Çështja është tek instituti zviceran. Ai institut ka bërë më shumë se një vit që e ka mbajtur rastin dhe po presim përgjigje nga ai. Ky institut është kërkuar nga familja Dehari dhe është mbështetur nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.


“Qëndroj prapa Ahmetit, nëse VV tërheq nga gara kandidatët e saj tërhiqem edhe unë”

Molliqaj ka thënë se i qëndron prapa deklaratës së të parit të PSD-së, Shpend Ahmetit, se nëse Vetëvendosje tërheq nga gara kandidatët të cilët kanë përdorur forcën fizike në raste të ndryshme, edhe ai do ta heq nga gara Molliqajn.

“Ahmeti ka thënë që unë e tërheq prej gare Dardanin nëse e heqin nga gara Vetëvendosje, Rexhep Selimin, Haki Abazin e Liburn Alliun. Unë i jap mbështetje Ahmetit për këtë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër, kryetari i partisë e ka dhënë një deklarim dhe unë do e respektoj”, ka thënë ai, duke shtuar se  Vetëvendosje nuk i ka seriozisht deklaratat e tilla.

21:31

Molliqaj: Nëse Kurti ishte i bindur në fitore, çka ishte ajo laritje ndaj LDK-së

Anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se nëse Albin Kurti është i bindur në fitore atëherë “pse ka bërë atë laritje ndaj LDK-së.

“Pasi është me aq shumë vetëbesim se do të fitojë çka ishte ajo laritje një vjeçare ndaj LDK-së. Kjo është një hajgare që mundet me u dukë interesant. Nëse ka një parti që ka shkuar zhagë për të bërë koalicion ajo është Vetëvendosje”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti funksionon me paranoja se kush po e mashtron.

“Kurti funksionin me paranoja dhe frika, kush ka me më mashtruar nesër. PSD-ja funksionon me mundësitë. Nuk mundet ai me bë koalicion, jo për shkak të tjerëve, por për shkak të tij. Nuk ekziston mundësia që Vetëvendosje të dalë e para. Në Vetëvendosje ka ateist, ka fetarë, ka njerëz që janë pro demarkacionit, ka gjithçka...”, ka deklaruar Molliqaj.

Tutje Molliqaj ka deklaruar se s’do të jenë asnjëherë në një koalicion me Kurtin kryeministër.

“Asnjëherë me Kurtin kryeministër, nuk mund të bëjë një PDK të re, një PDK 2.0”, ka thënë ai.

21:28

Molliqaj: Pas zgjedhjeve, në Kuvend do të krijojmë grupe të ndara parlamentare me AAK-në

Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se pas zgjedhjeve në Kuvend do të krijojnë grupe të ndara parlamentare me AAK-në.

Ai tutje ka shtuar se nuk flasin se sa deputetë do të marrë PSD ose AAK-ja, por se shton se bashkë janë duke punuar që të marrin sa më shumë numra në Kuvend.

Image

Molliqaj ka thënë se bashkë si koalicion do të jenë në sfidat e qeverisjes.

“Ne po garojmë bashkë për me fitu, ne po garojmë bashkë, ose do të shkojmë bashkë në Qeveri ose do të rrimë bashkë në opozitë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se nuk garanton se Shpend Ahmeti do të jetë kryetar i Prishtinës apo deputetë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Molliqaj thotë se nuk do të kishte kuptim që PSD-ja të garonte pa Ahmetin në listë.

“Shpend Ahmeti po garon si kryetar i PSD-së sepse nuk ka kuptim të garojmë partia pa kryetar. Unë kam disktuar me Shpendin dhe i kam thënë se nuk ka kuptim që të garojmë pa kryetarin e partisë. Ne kemi hy me fitu dhe i kemi shti të gjitha resurset, por kur ta fitojmë garën janë sfidat, se cilat janë sfidat. Ne nuk garantojmë që Shpendi do të jetë deputetë apo kryetar i Prishtinës”, ka shtuar Molliqaj tutje.

21:13

Molliqaj: Sondazhet na qesin të parët, pas nesh është LDK-ja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sipas sondazheve, koalicioni AAK-PSD është i pari.

Sipas tij, matjet janë bërë në dy ditët e fundit të gushtit dhe ditët e para të shtatorit.

Molliqaj në emisionin Rubkion ka thënë se të gjithë duhet të flasin publikisht nëse sondazhet i qesin të parët.

Sipas tij, sondazhet bëhen për politika të brendshme dhe për të shtyrë agjenda politike.

“Subjekti AAK-PSD në bazë të veprimeve që jemi duke i bërë në terren, jemi të parët dhe kemi konkurrent Lidhjen Demokratike të Kosovës”, thotë ai.

21:08

Molliqaj: Vetëvendosje ka pamundësi absolute të ndërtojë partneritet

Dardan Molliqaj nga radhët e PSD-së ka thënë se Vetëvendosja nuk është e aftë që të ndërtojë partneritet.

Ai thotë se nuk beson se fakti që PDK-ja e ka listën e saj pa njerëz me aktakuza për korrupsion, s’do të thotë se do ta luftojnë korrupsionin.

“Nuk besoj në veprimet politike që janë për veprim votash. Me më thanë dikush se fakti që Kadri Veseli ka me e luftu korrupsionin vetëm që nuk i ka futë në listë njerëz me aktakuza e s’mendoj se është e sinqertë. Qytetarët i vlerëson veprimet e secilit me votë. Mendoj se PDK-ja do ta zgjerojë atë aktivitet”, ka thënë Molliqaj, që tutje shton se, “Bashkimi i jonë me AAK-në i bën të mundshëm me shty përpara çështjet”.

Molliqaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për Vetëvendosjen, por gjasat janë shumë të vogla që të ketë koalicion paszgjedhor.

“Ne nuk kemi pasur qëndrim në parti për këtë punë (për koalicion me Vetëvendosjen). Unë kam thënë se do të loboj shumë që të bëhet koalicion parazgjedhor me vetëvendosjen. E paszgjedhor varet prej rrethanave, por ne nuk kemi vija të kuqe, megjithatë mendoj se gjasat janë zero që një gjë e tillë të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Në Rubikon ai ka thënë se Vetëvendosja e ka të pamundur që të ndërtojë partneritet.

“Vetëvendosje ka pamundësi absolute të ndërtojë partneritet. Nuk kanë aftësi të ndërtojë partneritet, ata e ndajnë përgjysmë partinë për shkak se s’mund ta bëjnë këtë”, ka deklaruar Molliqaj.

21:01

Molliqaj: Është jokorrekte t’ia mohosh kandidimin personave me aktakuzë, e vendosin qytetarët

Dardan Molliqaj i PSD-së, ka thënë se është jokorrekte që t’i ndalohet dikujt i cili aktakuzë, që të garojë për t’u bërë deputetë.

Ai është përgjigjur kështu në pyetjen e Vigan Qorrollit, që ka pyetur nëse PSD-ja i ka kërkuar AAK-së dhe Ramush Haradinajt që mos të përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë njerëz me aktakuza.

Image

“Është jokorrekte me i thanë dikujt mos garo. Unë kam disa ndjekje për protestat sa kam qenë në Vetëvendosje dhe ka edhe shumë aktivistë që kanë ndjekje të tilla”, ka thënë ai.

Ka thënë se tri çështje janë me rëndësi në këtë pikë.

“Së pari është përgjegjësia juridike që e vendos Gjykata, e dyta është politike dhe e treta është morale”, ka thënë Molliqaj.

Kjo e treta, sipas tij, askush nuk mundet me vendos për dikë, përveç vetë atij që garon dhe qytetarëve.

qytetarët i besojnë filan fistekut, i cili megjithëse ka një aktakuzë, atëherë është në rregull”, ka thënë ai.

20:55

Molliqaj thotë se nuk kanë kandidat rezervë për kryeministër nëse Haradinaj ftohet sërish nga Specialja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mohuar të kenë kandidat rezervë për postin e kryeministrit nëse Haradinaj ftohet sërish nga Specialja.

Molliqaj duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Besnik Krasniqi, ka shtuar se Haradinaj i ka kryer dy procese gjyqësore dhe nuk ka nevojë për brengosje.

Image

Ai tutje ka thënë se Haradinaj paraqet personin kryesor që e ka quar në opozitë PDK-në, derisa shton se ndër sfidat kryesore është dialogu dhe sipas tij, koalicioni i tyre mund të ballafaqohet në dialog.

“Nëse thotë dikush se në koalicion janë bashku muskujt me mendjen, kjo është me kriju pyka mes nesh. Bashkimi jonë është bashkim që komplementon njëri- tjetrin, edhe në AAK edhe në PSD ka guxim e dije. Sa i përket qëndrimeve të mija, unë nuk i ndryshoj qëndrimet. Nuk është thënë haraçegji, unë kam thënë që në strukturat e AAK-së ka persona që janë marrë me aktivitete të tilla. Unë kam pasur vlerësim pozitiv për Kurtin por gjërat kanë ndryshuar dhe rrethanat kanë ndryshuar”, ka thënë Molliqaj.

20:41

Molliqaj: Askush nuk mundet me ia mohu Haradinajt fuqinë për të kryer punë

Vigan Qorrolli e ka cilësuar të panatyrshme bashkëpunimin në mes të PSD-së dhe AAK-së, sipas tij për faktin se dallojnë thellësisht në ideologji dhe në praktika.

Qorrolli ka thënë se Qeveri megalomane, rritja enorme e pagave, shpenzimi pa kontroll i parasë publike, janë disa nga veprimet që ka bërë Ramush Haradinaj në mandatin e kaluar, e që bien ndesh thellësisht me praktikat socialdemokrate.

Molliqaj ka thënë se historia e bashkëpunimit në mes të Ramush Haradinajt kryeministër i Kosovës dhe Shpend Ahmetit kryetar i Prishtinës, ka qenë një karem i mirë për të vazhduar bashkëpunimin.

“Shumëkush ka folur për kontratën e dëmshme të Z-Mobilet, në këtë qeveri është përfudu, është folur për dëmin nga lojërat e fatit, edhe kjo në këtë qeveri është përfundu”, ka thënë Molliqaj.

Përtej kësaj ai ka përmendur edhe Ligjin për Prishtinën dhe veprime të tjera të këtij bashkëpunimi.

“Ne kemi pas dy mundësi, me hy në garë që me qenë në Kuvend por mos me qenë pjesë e koalicionit fitues. Për neve ka qenë me rëndësi që të bëhemi pjesë e një koalicioni që do të dalë fitues dhe ashtu ta shtyjmë përpara programin. Aty kemi bërë një ndërthurje të programeve, dhe po, kemi bërë kompromise edhe ne edhe AAK-ja në politikat sektoriale”, ka thënë Molliqaj.

Paga minimale, fondi zhvillimor e sigurime shëndetësore janë disa nga pikat e PSD-së, që Molliqaj ka thënë se kanë arritur që t’i shkrijnë në programin e përbashkët me AAK-në.

“Haradinaj ka edhe gabime, por askush nuk mundet me ia mohu fuqinë e tij për të kryer punë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka mohuar se personalisht ka qenë kundër koalicionit me AAK-në, por ka thënë se ka pasur qëllim që para se të diskutohej me këtë parti të cilat në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

“E kam parë që kjo që kemi bërë është shumë më mirë, sepse kam vizituar të gjitha degët dhe të gjitha e kanë mirëpritur koalicionin me AAK-në. Është koalicioni më i pëlqyer mes strukturave të dy partive ndonjëherë, dhe kjo ka krijuar një sinergji që nënkupton se 1 + 1 nuk bënë dy, por bëjnë 3 në këtë rast”, ka thënë ai.

Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, ia ka kujtuar Molliqajt që në rininë e hershme ka fotografi me Hashim Thaçin, para dy vitesh, siç ka thënë Krasniqi “e ka çuar në qiell Albin Kurtin”, e tash po i thur elozhe Ramush Haradinajt.

20:25

Molliqaj mohon se e ka sulmuar Abazin, thotë se ky është vajtim pas humbjes së debatit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur pas debatit ku u tha se ai ka sulmuar përfaqësuesin e Vetëvendosjes, Haki Abazi.

Ai tutje në Rubikon të KTV-së ka shtuar se debati ka shpjeguar gjithçka dhe deklaratat e tilla janë zhvendosje e vëmendjes për shkak të humbjes së debatit.

“Mua më kanë ftuar policia, i kam dhënë të dhënat dhe ka përfunduar. Edhe pjesa në debat edhe pas debatit kanë qenë me kamera dhe ato i kanë edhe policia. Kur ndodhin gjërat që s’ka fakte gjithkush mundet me interpretua. Vajtimi i tyre është se po i humbin debatet”, ka thënë ai.

Molliqaj ka mohuar që e ka goditur Hakiun derisa thotë se është rrëzuar duke vrapuar.

Ai tutje ka shtuar se nuk do të ndërmarr ndonjë veprim për shpifjet siç pretendon ai që ka bërë Haki Abazi.

Ai thotë se të vetmin veprim që do ta ndërmarrë është përballja me ta dhe ballafaqimi me fakte.

“Një subjekt që ka qenë i gatshëm të ballafaqohet në studio me argumente tashmë hynë nëpër skuta dhe s’kanë të drejtë të ballafaqohen. Përball tyre në studiot televizive ne do t’i paraqesim argumentet tona dhe askujt nuk do t’ia lejojmë epërsinë morale”, ka thënë ai.

Molliqaj thotë se me të ka qenë aktivisti Fatos Sahiti derisa thotë se as nga ai nuk është grushtuar e as shkelmuar Abazi.

Ai thotë se v ish-deputetin Liburn Aliu e ka rrahur një artist nga komuniteti rom në Tiranë në prani të kryetarit të VV-së Albin Kurti.

Ai tutje shton se ky është vetëm një viktimizim që nga koka e Lëvizjes e deri tek aktivistet.

Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, ka thënë se duke mos e sqaruar se çfarë ka ndodhur atë natë, Molliqaj po e bënë dyshuese ngjarjen.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme