Zgjedhjet 2019

Molliqaj akuzon VV-në për mashtrim pas publikimit të pamjeve të rrahjes me Abazin

Dardan Molliqaj i PSD-së ka akuzuar Vetëvendosjen për mashtrim, pas publikimit të pamjeve të rrahjes mes tij dhe anëtarit të VV-së, Haki Abazi.

Pasi VV-ja e akuzoi Molliqajn për sulm ndaj Abazit, Molliqaj ka thënë se pamjet e nxjerrin VV-në mashtruese.

“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj”, ka shkruar ai në Facebook.