Vështrime

Me Washingtonin a Brukselin?

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur në dy dimensione të ndryshme. Kosova është në mes dhe para se t’ua shprehë ndjenjat e respektin sa njërës, sa tjetrës, meqë s’ka gjë tjetër për t’iu dhënë, duhet të kthehet kah vetja e ta kuptojë me atë që ka bërë për t’u ngritur si shtet, sa respekt meriton vetë

Në disa intervista me përfaqësues institucionesh e partish politike këtyre muajve të fundit ka qenë e pashmangshme të mos hapet çështja “me Washingtonin a me Brukselin”? Dhe përgjigjet kanë qenë kryesisht në stilin e asaj që e dëgjon nga fëmijët kur i pyet “A më shumë e don mamin a babin”?