Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacientët me sklerozë, tash e dy javë pa barin që duhet ta marrin rregullisht

neurologji

Bari Fingolimod, që përdoret për trajtimin e sklerozës multiple, tash e dy javë është duke munguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Një prind, fëmija i të cilit është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe që nga muaji mars përdor këtë terapi, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që përballen me mungesën e këtij bari në klinikë.

“Një herë ka munguar për një javë, pastaj pas dy muajsh ka munguar dy javë a më shumë, tash prapë pas një muaji e gjysmë mungon. Tash janë bërë dy javë. Rekomandimi është që të mos mbetet asnjë ditë pa terapi, sepse rikthimi i sëmundjes është shumë i shpejtë. Mundet që pas një apo dy javësh të përkeqësohet shumë gjendja”, ka thënë prindi i një fëmijë me sklerozë, në kushte anonimiteti.

I shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të fëmijës, prindi ka thënë se çdo ditë telefonon në klinikë për të kuptuar nëse ka ardhur bari.

Sipas tij, ai nuk merr informata konkrete për furnizimin dhe i thuhet se do të njoftohet nga klinika kur terapia të jetë në dispozicion.

Edhe 177 pacientë në dializë pa terapi, SHSKUK-ja fajëson operatorët Arbëri 177 pacientë në dializë pa terapi, SHSKUK-ja fajëson operatorët

“Veç thonë: ‘Ju lajmërojmë, ju s’keni nevojë të lajmëroheni hiç, ne ju lajmërojmë’. Por shqetësimet tona duket që nuk po i marrin për bazë. Të paktën, shqetësimin tonë ta dinë, të na tregojnë çfarë duhet të bëjmë, a duhet të zëvendësohet me diçka apo të na japin ndonjë sugjerim se si të sillemi, ndonjë lehtësim të na japin, sepse ne nuk i dimë as pasojat. Rekomandimi është që terapia nuk duhet të ndërpritet”, ka thënë ai.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka kontratë me operatorin ekonomik, Nini Pharm, i cili është përgjegjës për furnizimin e klinikës me këtë ilaç.

KOHA ka kontaktuar edhe operatorin ekonomik, i cili ka mohuar se ka pasur mungesa të kësaj terapie gjatë muajve të kaluar.

E për mungesën aktuale, nga kompania kanë thënë se shkak është bërë një problem në procesin e prodhimit në fabrikën furnizuese.

“Kurrë nuk ka munguar. Ne e kemi kontratën dyvjeçare. Në urdhërblerjen e parë nuk ka pasur problem, na e kanë dorëzuar produktin. Në urdhërblerjen e dytë i kemi dorëzuar 100 kapsula. Ndërkohë, u paraqit problem me procedurën e prodhimit në fabrikë dhe fabrika na ka njoftuar se kanë problem me lëndën e parë dhe me prodhimin. Ndërkohë, ne e kemi informuar MSH-në dhe autoritetin kontraktues. U kemi thënë se kemi problem me prodhimin dhe shkresa jonë ka qenë që, nëse ndonjë OE ka autorizim marketingu në Kosovë, mund të ofertojë këtë produkt, të ndërpresin me ne dhe të vazhdojnë me procedurat e tenderimit”, thuhet në përgjigjen e “Nini Pharm”.

Edhe Pacientëve me kancer u duhet vetë ta blejnë medikamentin Bleomicinë Arbëri Pacientëve me kancer u duhet vetë ta blejnë medikamentin Bleomicinë

Nga kompania thonë se kanë arritur të sigurojnë edhe 100 kuti, të prodhuara më herët, të cilat, siç thonë, do t'ia dorëzojnë Klinikës së Neurologjisë si donacion gjatë javës së ardhshme.

KOHA për këtë çështje i ka adresuar pyetje edhe SHSKUK-së, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.