Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Debutim i hidhur i Pochettinos tek Unitedi

Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino ka debutuar si më keq si trajner i Manchester Unitedit – me humbje 4:0.

Unitedi të dielën mbrëma pësoi me rezultat të thellë në “Anfield” nga Liverpooli, në derbin e xhiros së 11-të të Premier Leagues.

Pochettino la postin e përzgjedhësit të SHBA-së për të drejtuar Unitedin. Punën e nisi në mesjavë, me synim që skuadra të jetë gati për derbi.

Por ndeshja nisi keq. Leny Yoro u përjashtua me të kuq që në minutën e tetë, kur si lojtar i fundit e ndali në mënyrë të palejuar Alexander Isakun.

Dhe kjo e bëri shumë të vështirë për “djajtë e kuq”. Dominik Szoboszlai shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë prej goditjes së lirë që u dha për atë ndërhyrje.

Florian Wirtz shënoi për 2:0 menjëherë në minutën e 13-të.

Rio Ngumoha shënoi për 3:0 në minutën e 66-të, ndërsa për 4:0 në të mirë të Liverpoolit shënoi Victor Munoz në minutën e 82-të.

Liverpool është i katërti me 21 pikë, një më pak se Brightoni dhe Manchester City që mbajnë pozitat dy e tre.

Manchester Unitedi tani është i parafundit me vetëm tetë pikë. Vetëm Crystal Palace ka më pak pikë, shtatë