Volejbollistet e SHBA-së, i janë hakmarrë atyre të Serbisë për humbjen e shkaktuar në gjysmëfinalen e Olimpiadës së Rios para pesë vjetësh.
Të premten, SHBA-ja e mposhti Serbinë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios.
Ndeshja e luajtur në “Ariake Arena” ka përfunduar me fitoren e pastër të amerikaneve 3:0 (25:19, 25:15, 25:23) në sete.
Për SHBA-në, kjo është finalja e tretë në katër Olimpiadat e fundit. Në vitin 2008 dhe 2012, SHBA-ja u pat mposhtur në finale nga Brazili.
Në duelin për medaljen e artë, SHBA-ja e pret fituesin e duelit ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Jugut.
Artikuj të ngjashëm