Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Volejbollistet e Brazilit në finalen Lojërave Olimpike

Volejbollistet e Brazilit janë kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Brazilianet në gjysmëfinalen e luajtur të premten në “Ariake Arena”, e kanë mposhtur Korenë e Jugut 3:0 (25:16, 26:16, 25:16) në sete.

Në finale, Brazili do të përballet me SHBA-në, që më herët në ndeshjen gjysmëfinale e mposhti Serbinë 3:0 në sete.

Brazili e ka mposhtur SHBA-në, në finalen e Olimpiadës së vitit 2008 dhe 2012. Ndërkohë, Serbia e Koreja e Jugut do të luajnë për medaljen e bronztë.