Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Volejboll, SHBA-ja eliminohet herët nga Olimpiada

Ekipi amerikan i volejbollit në konkurrencën e meshkujve është eliminuar në fazën e grupeve të turneut olimpik për herë të parë që nga viti 2000. SHBA-ja, të dielën u mposht 3:0 (25:21, 25:23, 25:23) në sete nga Argjentina për ta konfirmuar eliminimin.

Amerikanët i kishin fituar dy prej tri ndeshjeve të para, përpara se të pësonin nga Brazili e Argjentina për të përfunduar në vendin e pestë në Grupin B, pozitë që nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA-ja, e kishte fituar medaljen e bronztë në “Rio 2016” dhe në Tokio kishin udhëtuar me shpresa të mëdha. Me dy fitore karshi tri humbjeve, SHBA-ja tuboi gjashtë pikë duke e lënë pas vetes vetëm Tunizinë me të gjitha humbje.