Ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë është kualifikuar në finalen e turneut olimpik të hendbollit të femrave në Olimpiadën e Tokios. Hendbollistet ruse e mposhtën Norvegjinë në gjysmëfinale, duke triumfuar të premten me rezultatin e ngushtë 27:26 në “Yoyogi National Stadium”.
Anna Vyakhireva ishte më e dalluara te ekipi rus me nëntë gola të shënuara, ndërsa te Norvegjia u veçua Nora Moerk me dhjetë gola. Në ndeshjen për medaljen e artë, ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë do të përballet me Francën.
Ndërkohë, Norvegjia do të luajë kundër Suedisë për medaljen e bronztë.