Hendbollistet e Francës janë kualifikuar në finalen e Lojërave Olimpike të Tokios. Franca në gjysmëfinalen e turneut olimpik të hendbollit, e ka mposhtur Përfaqësuesen e Suedisë.
Dueli i luajtur të premten në Tokio, ka përfunduar me rezultatin 29:27 në të mirë të francezeve.
Grace Zaadi ishte më e dalluara te Franca me shtatë gola të shënuara, ndërsa te Suedia u veçuan Johanna Westberg e Jenny Carlson me nga gjashtë gola secila, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Artikuj të ngjashëm