Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Hendboll, Franca avancon në finale të Olimpiadës

Hendbollistët e Francës kanë siguruar ndeshjen për medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios. Franca, të enjten është kualifikuar në finale të turneut olimpik të hendbollit, pasi e mposhti Egjiptin në gjysmëfinale me rezultatin 27:23.

Edhe pse pjesë e parë ishte e barabartë dhe rezultati ishte 13:13, francezët e fituan duelin në pjesëlojën e dytë, falë përvojës më të madhe. Dika Mem dhe Hugo Descat shënuan nga pesë gola secili për fitoren e madhe të Francës, ndërsa te Egjipti Omar Yahia po ashtu me pesë gola të shënuar. Në finale, Franca do të luaj me fituesin e gjysmëfinales tjetër, që zhvillohet ndërmjet Danimarkës dhe Spanjës.

Artikuj të ngjashëm