Kampionia në fuqi e botës në hendboll, Danimarka është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike të Tokios. Në ndeshjen gjysmëfinale të konkurrencës së meshkujve, Danimarka triumfoi ndaj Spanjës. Ndeshja e luajtur të enjten në “Yoyogi National Stadium” përfundoi me rezultatin 27:23 në të mirë të Danimarkës.
Danimarka ishte më e mirë edhe në pjesën e parë, të cilën e mbylli me një epërsi prej katër golave – 14:10. Mikkel Hansen ishte i papërmbajtshëm në këtë ndeshje, duke shënuar 12 gola për danezët. Ai ishte edhe shënuesi më i mirë te Danimarka, i përcjellë nga Mathias Gidsel me pesë gola të realizuar. Te Spanja, Alex Dujshebaev dhe Adrian Fugueras ishin më efikasit, pasi ndeshjen e mbyllën me nga pesë gola të shënuar secili. Në finale të turneut olimpik të hendbollit, Danimarka do të përballet me Francën. Ndërsa, Spanja do të luaj me Egjipitin për medaljen e bronztë.