Sllovenia e SHBA-ja kanë arritur në gjysmëfinale të turneut olimpik në basketboll në “Tokio 2020”.
Sllovenia të martën në çerekfinale mposhti Gjermaninë me rezultatin 94:70. Zoran Dragiq me 27 pikë ishte më efikasi te Sllovenia, ndërsa me 20 pikë ndihmoi Luka Donçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Gjermania më efikasi ishte Maodo Lo me 11 pikë.
SHBA-ja ndërkohë pati punë dukshëm më të vështirë. Në çerekfinale në Saitama mposhti Spanjën me rezultatin 95:81. Kevin Durant me 29 pikë ishte më efikasi te SHBA-ja, ndërsa Jayson Tatum realizoi 13 pikë e Jrue Holiday 12 pikë.
Te Spanja Ricky Rubio shënoi 38 pikë, por këtu nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga amerikanët.