Futbollistja Kosovare Asllani ka gjetur kohë të pozojë afër flamurit të Kosovës në fshatin olimpik, aty ku po mbahen Lojërat Olimpike ‘’Tokyo 2020’’.
Asllani, e cila është pjesë e Suedisë në Olimpiadë, e ka postuar foton në profilin e saj në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo32-vjeçarja bëri me duar shenjën e zemrës afër vendit ku po valvitet flamuri kosovar.
Mesfushorja ka qenë pika kyçe e Suedisë për kualifikimin në çerekfinale të Lojërave Olimpike, aty ku do të takohen me Japoninë.
Asllani është me prejardhje nga Kosova, por prindërit e saj emigruan në Suedi kur ajo ishte shumë e vogël.