Suedia ka shënuar fitore 4:2 kundër Australisë, duke prerë biletën për fazën çerekfinale të Lojërave Olimpike ‘’Tokio 2020’’, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar në fazën e grupeve.
E futbollistja me prejardhje shqiptare Kosovare Asllani kompletoi edhe 90 minuta të tjera me sukses, duke asistuar në golin e fundit të përfaqësueses së saj.
Për Asllanin kjo ishte paraqitja 150-të me fanellën e Suedisë. Kjo e bën atë si futbollisten e tetë me më së shumti paraqitje me fanellën suedeze.
Artikuj të ngjashëm