Kosovare Asllani është vetëm një fitore larg medaljes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Futbollistja e Suedisë të premten në Saitama, ka shënuar gol për ta udhëhequr përfaqësuesen drejt fitores 3:1 ndaj Japonisë. Ndeshja i takoi çerekfinales së turneut të futbollit në Lojërat Olimpike.
Asllani luajti menjëherë pas sulmueses dhe ishte prej më të rrezikshmeve. Ajo u zëvendësua në minutën e 90-të. Në minutën e 68-të futbollistja mitrovicase shënoi për 3:1. Ajo realizoi penallti të cilën e siguroi vet.
Asllani ka karrierë impresive edhe në nivel klubesh, ndërsa për Suedinë i ka mbi 150 ndeshje të luajtura.
Ndeshjen gjysmëfinale Suedia e luan më 2 gusht. Me fitore kalon siguron medaljen, me humbje luan për medalje të bronztë.
-
Asllani shënon gol në Lojërat Olimpike, Suedia drejt gjysmëfinales
-
Kosovare Asllani asiston në paraqitjen e 150-të me Suedinë
-
Asllani me Suedinë ndalen në çerekfinale të Evropianit
-
Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë
-
Kosovare Asllani udhëheq Suedinë drejt fazës nokaut në Evropian