Tokio 2020

Asllani shënon gol në Lojërat Olimpike, Suedia drejt gjysmëfinales

 

Futbollistja Kosovare Asllani po shkëlqen në fushën e stadiumit Saitama, ku po luhet ndeshja çerekfinale mes Suedisë dhe Japonisë.

Futbollistja kosovare në minutën e 68-të ka shënuar nga penalltia për rezultatin 3:1 në të mirë të Suedisë. Asllani e siguroi vet penalltinë. Në fakt pas një goditje të saj, një lojtare e Japonisë luajti me dorë dhe gjyqtarja pas rishikimit të situatës përmes VAR-it dha penallti.