Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosovare Asllani udhëheq Suedinë drejt fazës nokaut në Evropian

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani ka shkëlqyer në paraqitjen e 201-të për Suedinë.

Të martën mbrëma në Luzern, Asllani shënoi gol të bukur me kokë dhe bëri asistim po ashtu të bukur për ta udhëhequr Suedinë drejt fitores 3:0 ndaj Polonisë. Me këtë fitore, Suedia ka avancuar në fazën nokaut të Evropianit të futbollisteve që po mbahet në Zvicër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në xhiron e parë Suedia fitoi 1:0 ndaj Danimarkës. Dy fitore në Grupin C i ka edhe Gjermania, që do të luftojë me Suedinë për vendin e parë në grup. 

Asllani ishte kapitene e Suedisë, ndërsa asistoi për 1:0 në minutën e 28-të. Në minutën e 52-të shënoi për 2:0. Fushën e la në minutën e 68-të.

Asllani tani i ka 49 gola për Suedinë.


Kosovare Asllani po shkëlqen në ndeshjen e Suedisë ndaj Polonisë.

Suedia po udhëheq 2:0 ndërsa Asllani asistoi në golin e parë derisa e realizoi të dytin.

Ndeshja i takon Evropianit në Zvicër.

Goli i Asllanit