Bosnjë-Hercegovina ka shënuar fitore të thellë në Bukuresht kundër Rumanisë të hënën mbrëma.
Boshnjakët mposhtën rumunët me rezultat 4:2, në kuadër të Grupit B4 të Ligës së Kombeve.
Boshnjakët i shënuan tri gola në pjesën e parë e një tjetër në pjesën e dytë.
Golat për Bosnjë-Hercegovinën i realizuan Amin Gigoviq, Tarik Muharemoviq, Haris Tabakoviq dhe Ermin Mahmiq.
Për rumunët shënuan gola Daniel Birligea dhe Alexandru Cicaldau.
Bosnjë-Hercegovina ka katër pikë, kurse Rumania mbetet pa pikë.