Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Rrëfimi i gruas që përjetoi dhunë nga bashkëshorti

Në emisionin “Tempus” në KTV, një grua e cila ishte viktimë e dhunës në familje, ka rrëfyer gjithë situatën e saj, duke thënë se problemi i parë ka nisur pas 10 vitesh martesë dhe se në këtë rast, kishte neglizhencë nga ana e Prokurorisë.

“Ne kemi qenë 15 vite të martuar edhe problemi i parë ka lindur prej lindjes së vajzës së parë. Më herët jo, por pas 10 vitesh martesë, kur e kom raportuar rastin e parë ka qenë viti 2017”, ka thënë ajo duke shtuar se bashkëshorti i saj është dënuar me kusht.

“Pas dënimit me kusht, kemi qëndruar 5 vjet në bashkësi vetëm me fëmijë dhe ai prapë ka filluar, pasi që ka përfunduar dënimi me kusht. Ai prapë ka filluar si me dhunë psikike edhe me dhunë fizike ndaj meje”, ka shtuar viktima.

Më 2021, thotë se prapë e kishte raportuar rastin për dhunë në familje, meqë rast ishte shqiptuar edhe urdhri mbrojtës ndaj bashkëshortit të saj.

Ajo ka vazhduar duke treguar se falë Rrjetit të Grave ka arritur të futej në shtëpi.

Më pas është urdhëruar nga gjykata që viktima të kthehet në shtëpi bashkë me fëmijët dhe gjykata kishte urdhëruar babanë e fëmijëve të paguajë nga 250 euro në muaj alimentacion, por sipas palës kjo shumë nuk është paguar asnjëherë.

Bashkëshorti i saj thotë se arsyeja e mospagesës së alimentacionit është fakti që është i papunë.

“Unë jam i papunë, s’kam ku me i marrë. S’ka më biznes…”, ka thënë ndër të tjera ai.

Viktima ka thënë se ka pasur neglizhencë të madhe nga Prokuroria.

Artikuj të ngjashëm