Vigan Qorrolli, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, gjatë diskutimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare është “shantazh politik”.
Qorrolli tha në “Tempus” se me moskonstituimin e Kuvendit po ‘shantazhohet’ Lëvizja Vetëvendosje.
“Nëse është kjo hakmarrje nën brez dhe një lloj reciprociteti i Partisë Demokratike të Kosovës pas sa vitesh e cila po thotë që askush prej anëtarëve të Qeverisë të mos jetë për kryetar të Kuvendit, gjithkush tjetër bën. Ose Aleanca ka shkuar një hap më tutje ka përmend tre emra të përvecëm ndërkohë që një deputet i tyre po e pranon zonjën Haxhiu, me shumë gjasë është një risi e këtyre ditëve”, tha Qorrolli.
Zëvendësministri shtoi se Lidhja Demokratike nuk pranon asgjë që vije nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai bëri thirrje që partitë të marrin pjesë në votim dhe nëse duan të votojnë kundër.
“Midis këtyre tri tezave që vije nga PDK-ja asnjë nga qeveria apo sa janë anëtarë të qeverisë të zgjedhur deputetë, dhe të tjerër bëjnë, LDK-ja s’bën, AAK-ja bëjnë tre, kuptohet se është shantazh i mirëfilltë politik”. tha Qorrolli. /BetimipërDrejtësi
Qorrolli: Partitë politike po lexojnë dromca të aktgjykimit të Kushtetueses, risi e vendimit 30 ditëshi
Vigan Qorrolli, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë tha se partitë politike po lexojnë “dromca” të aktgjykimit...-
Qorrolli e sheh të mundshme marrëveshjen VV – PDK për presidentin
-
Haxhiu konsideron se PDK-ja s'po do ta ushtrojë të drejtën për propozim të nënkryetarit të Kuvendit
-
Haxhiu e vlerëson të gabuar refuzimin e PDK-së dhe Aleancës për takim konsultativ
-
Cila do të jetë formula e zhbllokimit?
-
Haxhiu i reagon PDK-së: Stafi i Kuvendit s’është palë në betejat politike