Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Vigan Qorrolli, ka thënë se, bazuar në rrethanat aktuale politike, e sheh të mundshme një marrëveshje mes VV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Qorrolli ka thënë se një koalicion qeverisës mes dy partive nuk favorizohet nga rrethanat aktuale, por sipas tij, mund të arrihet një marrëveshje për presidentin.
“Rrethanat aktuale nuk e favorizojnë koalicionin klasik qeverisës VV-PDK, por mendoj që është e mundshme dhe uroj që të ndodhë një marrëveshje me PDK-në, meqë me LDK-në ka dështuar. Por LDK-ja tash mund të kyçet për zgjedhjen e presidentit për një periudhë që do të jetë katërvjeçare”, ka thënë Qorrolli në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se java e ardhshme mund të jetë vendimtare për këtë çështje, duke theksuar se presidenti nuk zgjidhet përmes deklaratave televizive, por përmes takimeve mes liderëve të partive.
“Besoj që java e ardhshme do të jetë vendimtare. Historia është fati kryesor i VV-së. Kronologjikisht, nga prilli deri te tërheqja e Bekim Sejdiu, Kurti i ka bërë thirrje vazhdimisht partive për t’u takuar. Me një mllef të jashtëzakonshëm dhe fyerje të ulëta, Aleanca nuk u përgjigj, e sot kam dëgjuar eksponentë të tyre që duan ta zgjedhin presidentin. Por presidenti nuk zgjidhet në studio televizive, por në tavolina institucionale ku takohen shefat e partive”, ka deklaruar ai.
Qorrolli ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili gjatë ditës ka thënë se qëndrimet e partisë mund të ndryshojnë në bazë të rrethanave të reja.
Edhe
Dy javët vendimtare – presidenti i ri “larg”
“Por nuk e thotë në kumtesën zyrtare të partisë. E thotë në hollin e një hoteli. Këtë deklaratë Hamza do të duhej ta bënte në deklaratën që e miratoi PDK-ja”, ka thënë Qorrolli.
Ai ka paralajmëruar se partitë duhet të tregojnë “racionalitet politik”, pasi afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.
“Sot që jemi 11 ditë para gongut, partitë do të duhej t’i thërrasin mendjes dhe racionalitetit politik, sepse nëse shpërndahemi më 6 tetor dhe maksimumi që mund të shkojmë në zgjedhje është 15 nëntori. Të dalim të shahemi njëri me tjetrin, në kuptimin figurativ. Po rritet adrenalina. Në mesin e deputetëve jam besimplotë që ka njerëz racionalë”, ka thënë Qorrolli.
-
Vazhdon “pingpongu” i partive lidhur me përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit
-
PDK-ja kërkon mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit. LVV-ja fajëson opozitën nëse shkohet në zgjedhje
-
Qorrolli i VV-së thotë se nëse tani vendi shkon në zgjedhje përgjegjëse është opozita
-
Zgjedhja e presidentit - Kurti do marrëveshje para konstituimit të Kuvendit, PDK-ja të kundërtën