Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Kastrati: Ndërmjetësimi e ul numrin e lëndëve në gjykata

Migjen Kastrati, gjykatës i Gjykatës Themelore në Pejë, ka thënë se procedura e ndërmjetësimit e ul numrin e lëndëve në gjykata.

“Procedura e ndërmjetësimit sigurisht se kontribuon edhe në zvogëlimin e numrit të lëndëve nëpër gjykata. Nëse flasim për gjykatën tonë, në kuptimin e një statistike, një përqindje suksesi i ndërmjetësimit që ka pasur dhe efikasitetit të gjykatës sonë në procedurën e ndërmjetësimit”, tha gjykatësi Kastrati në emisionin “Tempus’’ në KTV.

Sipas tij, ndërmjetësimi si institut i veçantë i jep kontribut pozitiv sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës pasi është procedurë alternative.

Kastrati ka thënë se me ndërmjetësim, qytetarët përfitojnë në kohë për t’i zgjidhur problemet apo mosmarrëveshjet.

“Kur flasim për lëndët në procedurën e ndërmjetësimit në procedurën civile, kohëve të fundit dihet se një numër i madh i lëndëve me të cilat janë ngarkuar gjykatat e Republikës së Kosovës janë ato që janë derivat i kontratës kolektive, ku një numër i madh në kuadër të gjykatës tonë kjo kategori e çështjeve apo kontesteve është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit, por nuk ka përjashtim as referimi i lëndëve ku obligohen me Ligjin për ndërmjetësimit, ku na obligon që rastet e caktuara t’i referojmë në procedurën e ndërmjetësimit”, shtoi gjykatësi Kastrati.

Ai tha se procedura e ndërmjetësimit e ka ndihmuar, po e ndihmon dhe do ta ndihmojë sistemin gjyqësor, respektivisht gjykatat e shkallës së parë në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Artikuj të ngjashëm