Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Demolli-Nimani: Qeveria për gjysmë viti realizoi vetëm 1/3 e aktiviteteve të parapara

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, ka thënë se nga 175 aktivitete që Qeveria e Kosovës ka paraparë t’i kryente në 6-mujorin e parë të këtij viti në kuadër të planit kombëtar për zhvillim, vetëm 60 prej tyre janë përfunduar.

“Nga 175 aktivitetet që është paraparë të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, vetëm 60 prej tyre janë përfunduar”, tha Demolli-Nimani në “Tempus” të KTV-së, teksa tregoi gjetjet që kanë bërë nga monitorimi i këtij plani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të thotë, 82 prej këtyre aktiviteteve janë të papërfunduara, ndërkaq për 33 prej tyre nuk kemi marrë përgjigje. Do të thotë, përveç që kemi disa ministri që nuk janë përgjigjur fare, kemi edhe ministri që në një pyetje është përgjigjur, e në një tjetër nuk është përgjigjur”, ka shtuar ajo.

Demolli-Nimani shtoi se edhe nga përgjigjet e zyrtarëve ka pasur paqartësi të shumta.