Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demolli-Nimani: Qeveria Kurti nuk kreu as gjysmën e planit për vitin 2022

Megi Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL ka zbuluar se në monitorimin që i është bërë Qeverisë Kurti për vitin 2022 në aktivitetet e planifikuara, del që vetëm 48 për qind prej tyre janë realizuar.

Sipas Demolli-Nimanit, kjo është shumë pak e asaj që është premtuar pasi ka pasur keqplanifikim në planin e punës. 

“48 për qind e aktiviteteve të parapara janë realizuar. Është pak. Shumë pak”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti. 

Demolli-Nimani ka thënë se pas fitimit të zgjedhjeve mbi 50 për qind nga Lëvizja Vetëvendosje është pritur të kishte përmirësim, veçanërisht në punën e Kuvendit. Por ajo thotë se kjo nuk ka ndodhur.

“Ishte një fitore që se kishte arritur asnjë parti më parë në Kosovë, gjë që besohej se puna e Kuvendit do të ishte më e lehtë në krahasim me qeveritë e kaluara. Pritej të kishte një përmirësim të dukshëm qoftë në miratimin e ligjeve dhe në premtimet që i ka dhënë ndër vite. Por fatkeqësisht nuk shoh një përmirësim të tillë, qysh është pritur. Ka qenë shpresa e madhe, por për ta kthyer atë shpresë në punë, janë shumë pak”, ka shtuar ajo.

Edhe FOL: Qeveria realizoi vetëm 33% të Planit për Zhvillim Arbëri FOL: Qeveria realizoi vetëm 33% të Planit për Zhvillim

Demolli-Nimani ka vlerësuar se vettingu është nismë e mirë nga kjo qeveri, porse ka theksuar se po shkon shumë ngadalë.

Demolli-Nimani ka paralajmëruar se të mërkurën do të publikohet i plotë monitorimi për punën e Qeverisë Kurti për periudhën janar-dhjetor 2022.