Këshilltarja politike në Ministrinë e Drejtësisë (MD) Nazlie Bala, tha se është hera e parë që kemi një raport të auditimit sa i përket efektivitetit të institucioneve lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
“Prej që është kriminalizuar dhuna në familje, tash është pjesë e Kodit Penal që është vepër penale, është hera e parë që ne kemi një raport të auditimit sa i përket efektivitetit apo efikasitetit të institucioneve sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës në familje”, theksoi Bala në emisionin “Tempus” në KTV.
Ajo tha se ky raport i auditimit e ka pasqyruar gjendjen aktuale mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje jo vetëm nga ana e institucioneve të drejtësisë, por nga ana e të gjitha institucioneve, e të cilat janë të parashikuara në bazë të procedurave standarde të veprimit.
Sipas saj, procedurat standarde të veprimit janë obligative për secilin institucion sepse këto procedura janë udhërrëfyesi për secilin institucion se si duhet të punohet dhe si duhet të trajtohet një rast i dhunës në familje.
“Ne kemi edhe raporte të ndryshme ndërkombëtare, por që nuk lidhen direkt me raportin e auditimit. Janë raporte të monitorimit, po ashtu që kanë trajtuar raste të dhunës në familje. Kur i referohem gjithnjë këtij raporti të auditimit, nuk mendoj që është ndonjë interferencë brenda për brenda sistemit të drejtësisë, por as nuk i dëmton hetimet lidhur me rastet për të cilat auditori i ka audituar, por kemi të bëjmë me një efikasitet me një performancë të gjyqtarëve dhe prokuroreve sa i përket efikasitetit të trajtimit të rasteve të dhunës në familje”, deklaroi tutje Bala.
-
Bala: Po synojmë ndërtimin e një shoqërie pa dhunë
-
Bala për dënimet e buta ndaj rasteve të dhunës në familje: Dekurajojnë viktimën dhe inkurajojnë dhunuesin
-
Bala për vrasjet e grave: Mangësi të mëdha në qendrat për punë sociale
-
Kolaj: ZKA-ja doli jashtë kompetencave kushtetuese kur analizoi rastet e dhunës në familje
-
ZKA: Dënimet e buta e mungesa e rehabilitimit të viktimave, probleme kryesore në rastet e dhunës në familje