Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Astrit Kolaj, tha se në raportin “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”, IKD-ja gjeti se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) doli jashtë kompetencave kushtetuese, kur analizoi rastet e dhunës në familje.
Ai në emisionin “Tempus” në KTV, theksoi se është analizuar auditimi i rasteve të dhunës në familje në shumë institucione për vitin 2020-2022, duke mos përjashtuar dy gjykata dhe dy prokurori dhe as zyrën për mbrojtjen e viktimave të dy rajone. Pra, Gjykata dhe Prokuroria Themelore në Pejë dhe Gjykata dhe Prokuroria Themelore në Pejë, si dhe Zyrat e këtyre dy qyteteve.
“Në këtë rast, Zyra Kombëtare e Auditimit, duke tejkaluar kompetencat kushtetuese, ligjore, kërkon qasje në rastet e dhunës në familje, kërkon qasje nga zyra për mbrojtje të viktimave të këtyre dy rajoneve dhe atyre iu jepet e drejta dhe ne këtë e kemi të konfirmuar nga zyra për mbrojtje të viktimave sepse kanë pas qasje në rastet e dhunës në familje. Ne e dimë që mbrojtësit e viktimave janë palë në procedurë. Po ashtu, ZKA ka kërkuar qasje edhe në lëndë në k këto prokurori dhe gjykata”, tha Kolaj.
Ai deklaroi se nga përgjigjet zyrtare që posedojnë, iu është konfirmuar nga dy prokuroritë që kanë kërkuar qasje, por nuk iu është ofruar. Ndërsa, tha se Gjykata e Prishtinës nuk iu ka dhënë qasje edhe pse iu kanë kërkuar, kurse Gjykata e Pejës ka heshtur.
“Zyra Kombëtare e Auditimit duke dalur jashtë kompetencave kushtetuese, ka shikuar ose analizuar rastet e dhunës në familje dhe ka vlerësu. Dihet se rastet e dhunës në familje vlerësohen nga gjyqtarët dhe prokurorët, dhe ka bërë vlerësimin e performancës së këtyre rasteve”, shtoi Kolaj.
Ai theksoi se auditimi është bërë nga tri ekonomiste.
-
Nikçi: ZKA-ja kërkoi qasje në 13 lëndë të dhunës në familje, nuk i lejuam
-
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
-
ZKA-ja akuzon KGJK-në se s’po e lejon kryerjen e auditimit
-
ZKA-ja kritikon Prokurorinë e Shtetit për mostrajtim të rasteve të saj
-
Bala: Raporti i Auditimit nuk duhet parë si joligjor, është i pari në vend që tregon gjendjen