Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se nuk i kanë lejuar qasje Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në 13 prej lëndëve të dhunës në familje.
“Zyra Kombëtare e Auditimit ka kërkuar në muajin shkurt që t’iu ndajmë një zyrë, për shkak që do të vijnë të bëjnë një auditim dhe ne njëkohësisht e kemi ndarë këtë zyrë, mirëpo pasi që e kemi kuptuar se të njëjtit kanë kërkuar qasje në lëndët për dhunën në familje, konkretisht disa raste, janë 13 lëndë të cilat kanë kërkuar qasje në to, mirëpo Kryeprokurori pasi që e ka kuptuar këtë çështje, ka konsultuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, zotin Kelmendi dhe i njëjti na ka rekomanduar që mos t’iu japim qasje. Dhe pas kësaj, ne ju kemi shqiptuar vendim dhe të njëjtëve nuk u kemi lejuar këtë qasje”, tha Nikçi në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai theksoi se më pas kanë kërkuar që të largohen nga Prokuroria, ngase nuk iu lejohet qasja.
“Për shkak se njëkohësisht nuk janë institucion kompetent dhe siç e dini se rastet e dhunës në familje janë super konfidenciale dhe nuk ju kemi lënë qasje”, tha Nikçi.
-
Kolaj: ZKA-ja doli jashtë kompetencave kushtetuese kur analizoi rastet e dhunës në familje
-
Afërsisht 40 gra raportuan për dhunë nga burri brenda javës, Prishtina prin e Peja e dyta
-
Hoxha në letrën e dorëheqjes: Sistemi aktual i luftës kundër dhunës në familje nuk po funksionon
-
“S’duam suspendime”, për rastin e Arlinda Zekajt kërkohen shkarkime, ndjekje penale e dorëheqje
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje