Vlera e aksioneve të kompanisë Samsung është rritur me më shumë se 15 për qind, duke bërë që kapitalizimi i saj në treg të arrijë mbi 1 trilion dollarë, raportoi CNBC.
Kapitalizimi i tregut përfaqëson vlerën totale të aksioneve të një kompanie në treg. Me këtë arritje, Samsungu bëhet kompania e dytë aziatike që kalon këtë prag, pas prodhuesit tajvanez të çipave TSMC.
Ky rezultat vjen pas performancës rekord të kompanisë në tremujorin e parë të vitit. Gjatë tre muajve të parë, fitimi operativ i Samsungut u rrit më shumë se tetë herë – duke arritur mbi 40 milionë euro.
Kështu, fitimi operativ i kompanisë në tremujorin e parë tejkaloi edhe fitimin e përgjithshëm të vitit të kaluar, i cili ishte 30 milionë euro.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë
-
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në