Gjiganti jugkorean i teknologjisë Samsung Electronics ka raportuar rritje rekord të fitimit operativ për tremujorin prill-qershor, i nxitur nga kërkesa e lartë për çipat e memories të përdorur në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Pavarësisht rezultateve financiare, investitorët reaguan me shitje masive të aksioneve, duke i fshirë kompanisë më shumë se 100 miliardë dollarë nga vlera e tregut, raportoi Reuters.
Sipas parashikimeve të publikuara nga kompania, fitimi operativ për tremujorin arrin në rreth 51 miliardë euro, gati 19 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky është tremujori i tretë radhazi me rezultate rekord për Samsungun dhe një fitim më i madh sesa ai i realizuar në tri vitet e fundit së bashku.
Samsung pritet të publikojë raportin e plotë financiar më 30 korrik, ku do të prezantohen rezultatet sipas divizioneve të biznesit. Pritet që ky raport të japë sinjale më të qarta nëse rritja aktuale e industrisë së memories përfaqëson ndryshim strukturor të tregut apo vetëm një tjetër cikël të përkohshëm të kërkesës.
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në
-
Në kohë inflacioni, ATK-ja krenohet me vlerë rekorde arkëtimi
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë