Apple është bërë kompania e tretë në histori që ka kaluar vlerën e 4 trilionë dollarëve në treg, duke iu bashkuar gjigantëve të tjerë të teknologjisë Nvidia dhe Microsoft, të cilët arritën këtë moment historik në fillim të këtij viti.
Aksionet e Apple janë rritur me 0.1% të martën, duke vazhduar një rimëkëmbje të ndjeshme, të mbështetur nga shitjet e forta të iPhone 17, përfshirë në Kinë, një treg kyç ku kompania më parë ka pasur performancë të dobët.
Trendi është një përmbysje e fatit të Apple nga fillimi i këtij viti, kur aksionet e kompanisë kishin rënë ndërsa ajo përballonte një mori sfidash, duke nisur nga tarifat e presidentit, Donald Trump deri te vonesat e produkteve të inteligjencës artificiale dhe presioni për të prodhuar telefonat e saj inteligjentë në vend.
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
iPhone mund të kushtojë 3500 dollarë nëse prodhohet në Amerikë
-
Tesla kapërcen vlerën prej 1 trilion dollarë
-
Bien aksionet e kompanive teknologjike, pasi shtohet frika për ngadalësimin e inteligjencës artificiale