Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk

Artikull i përditësuar 18:21 - Elon Musk, shefi i SpaceX, është bërë trilioneri i parë në botë.

Aksionet e kompanisë që merret me teknologji hapësinore të premten dolën në bursa financiare. Vlera e aksioneve u rrit menjëherë. Ato po shiten në vlerë prej rreth 160 dollarësh për aksion, apo 18 për qind më shumë se pritjet që pati kompania.

Kompania tani vlen gati 2 trilionë dollarë. Aksionet e tij, 38 për qind, tani kanë vlerë rreth 800 miliardë dollarësh. Musku po ashtu i ka edhe rreth 10 për qind të kompanisë “Tesla” apo 165 miliardë, plus opsionin për t’i marrë edhe rreth 8 për qind të tjerë apo 114 miliardë dollarë.

Para se të rritej vlera e SpaceX, ai kishte vlerësim të pasurisë rreth 980 miliardë dollarësh dhe mjaftonte një rritje jo fort e madhe e vlerës së aksioneve që të bëhej trilioner.

Musk ka edhe kompani të tjera.

Edhe Elon Musku humb statusin e trilionerit Tech Elon Musku humb statusin e trilionerit

Në sistemin që përdoret zakonisht në shqip, bëhet fjalë për “bilion”. E në anglisht versioni njihet si “trilion”. Një trilion i tillë shkruhet me 12 zero = 1,000,000,000,000.


SpaceX del në bursa, Musk rrugës për t’u bërë trilioner

Kompania më e avancuar e teknologjisë satelitore, SpaceX, ka dalë në bursat ndërkombëtare financiare për investime nga publiku.

Deri tash ajo ishte kompani private e tash investitorët mund të blejnë aksione.

E me të dalë, kompania theu çdo rekord, ndërsa shefi i saj, Elon Musk, është rrugës për t’u bërë trilioneri i parë.

Edhe Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë Botë Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë

Në daljen e parë, vlera e saj projektohet 135 dollarë për aksion, duke bërë që kompania të ketë vlerë prej më shumë se 1.77 trilionë dollarësh.

Nëse kjo arrihet, atëherë Elon Musk do të bëhej trilioneri i parë në botë. Ai kontrollon 80 për qind të kompanisë, që njihet për ndërtim të raketave e infrastrukturës që përdoret prej Nasas.