“Woven City” është qyteti ku prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, planifikon ta testojë jetën e përditshme me robotikë, inteligjencë artificiale dhe transport autonom me emetime zero, raportoi "AP News".
Ky vend ndryshe mund të quhet edhe “qytet eksperimental”.
“Po bëjmë një kurs testimi për lëvizshmërinë, kështu që është pak më ndryshe. Nuk jemi ndërtues i pasurive të paluajtshme”, ka thënë Daisuke Toyoda nga kompania të shtunën gjatë një vizite në objekt, ku përfundoi faza e parë e ndërtimit.
Faza e parë përfshin 47,000 metra katrorë, afërsisht sa madhësia e rreth pesë fushave të bejsbollit.
Ndërsa kur të përfundojë, do të jetë 294,000 metra katrorë.
Sipas Toyodas, kjo është ndërtuar në bazën e një fabrike automobilistike të mbyllur në Toyota Motor Corp dhe është menduar të jetë një vend ku studiuesit dhe startupet bashkohen për të ndarë idetë, sipas Toyoda.
Edhe
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
Ndërtimi i “Woven City” filloi në vitin 2021. Të gjitha ndërtesat janë të lidhura me kalime nëntokësore, ku automjetet autonome do të lëvizin rreth grumbullimit të mbeturinave dhe dërgesave.
Ende nuk është vend i jetueshëm, teksa banorët e parë parashihet të jenë gjithsej 100 persona.
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Kompania më e madhe në botë u jep “tru” veturave: Do të dinë të sillen në çfarëdo situate
-
Robotë që pastrojnë, ndihmojnë e kujdesen për ju në pleqëri. A do t’u besonit?