Kompania amerikane Ford ka rikthyer në punë qindra inxhinierë me përvojë, pasi sistemet e inteligjencës artificiale (AI) nuk arritën të përmbushnin standardet e kërkuara në kontrollin e cilësisë.
Në përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin, Fordi kishte integruar AI-n në disa procese të prodhimit, përfshirë edhe kontrollin e cilësisë. Megjithatë, sipas Bloomberg, drejtuesit e kompanisë thanë se gjatë viteve të fundit janë riangazhuar mbi 300 inspektorë veteranë të cilësisë për të kompensuar mangësitë e sistemeve të automatizuara.
“Nxjerrja e përfitimeve nga inteligjenca artificiale është e mundur, por ajo është po aq e mirë sa edhe të dhënat me të cilat trajnohet”, ka thënë zëvendëspresidenti për inxhinierinë e pajisjeve të automjeteve, Charles Poon.
Ai pranoi se kompania nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur përvojës së inxhinierëve, të cilët kishin kaluar nëpër shumë cikle zhvillimi të produkteve.
Fordi është një nga prodhuesit e shumtë të automjeteve që ka investuar në inteligjencën artificiale, mes pritjeve se teknologjia mund të rrisë efikasitetin dhe fitimet.
-
BMW-ja shkurton mijëra vende pune, rrit përdorimin e AI-së dhe sjell modele të reja
-
Trumpi takon shefat e “Super Inteligjencës”, arrihen tri marrëveshje
-
Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë deri në një miliard vdekje
-
Trumpi për ngadalësimin e zhvillimit të AI-së: I hap rrugë Kinës
-
Dhjetë ditët që ndryshuan rrjedhën e Inteligjencës Artificiale