Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW, ka njoftuar se së shpejti do të integrojë dy robotë humanoidë në linjat e tij të prodhimit.
Robotët, të zhvilluar nga kompania Hexagon Robotics, do të angazhohen në sektorin e prodhimit të automjeteve, në një hap që kompania e konsideron si pjesë të së ardhmes së industrisë automobilistike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMichael Nikolaides, drejtues i menaxhimit të proceseve dhe digjitalizimit në BMW, tha për BBC-në se përdorimi i këtyre robotëve do të transformojë mënyrën se si prodhohen automjetet.
“Kjo do të jetë e ardhmja e prodhimit të automjeteve”, ka deklaruar ai.
Sipas Nikolaides, një nga avantazhet kryesore të robotëve humanoidë është fakti se ata kanë përmasa dhe aftësi të ngjashme me ato të njerëzve, gjë që u mundëson të përshtaten lehtësisht në vendet ekzistuese të punës.
“Nëse roboti ka formë humanoide, ai mund të vendoset pothuajse në çdo vend pune ku sot punon një njeri, sepse ka të njëjtën madhësi dhe aftësi”, ka shpjeguar ai.
BMW-ja beson se teknologjia e re mund të ndihmojë në përballimin e mungesës së fuqisë punëtore që pritet të shfaqet në vitet e ardhshme.
“Kur automatizuam prodhimin e makinave në vitet ’70, shumë njerëz mendonin se kjo do të sillte humbje masive të vendeve të punës. Në fakt ndodhi e kundërta, pasi u krijuan profesione të reja falë teknologjisë së re”, ka shtuar Nikolaides.
Përdorimi i robotëve humanoidë nga BMW konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm drejt automatizimit të avancuar, ndërsa industria globale e automobilave vazhdon të kërkojë mënyra të reja për të rritur efikasitetin dhe për t’iu përgjigjur sfidave të tregut të punës.