TikToku ka thënë se ndalimi potencial i aplikacionit në SHBA do t’ua “shkelë lirinë e fjalës” 170 milionë amerikanëve.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar të shtunën për ndalimin e TikTokut, nëse pronari i tij nuk shkëput lidhjet me Kinën.
Projektligji ishte pjesë e pakos që përfshiu ndihmën për Ukrainën dhe mund të bëhet ligj javën e ardhshme, raportoi BBC.
Muajt e fundit zyrtarët amerikanë kanë ngrehur alarmin mbi popullaritetin e TikTokut te të rinjtë. Ata pretendojnë se kompania që ka në pronësi TikTokun, ByteDance, i nënshtrohet Kinës.
Nëse projektligji miratohet, Bytedance ka nëntë muaj që t’i shesë aksionet ose do të përballet me ndalim.
Një zëdhënës i TikTokut ka thënë se projektligji “do të shkelë të drejtën e lirisë së shprehjes së 170 milionë amerikanëve, të shkatërrojë 7 milionë biznese dhe do të mbyllte një platformë që kontribuon me 24 miliardë dollarë në ekonominë amerikane çdo vit”.
-
TikTok thotë se ndalimi në SHBA do të ishte goditje e madhe ndaj fjalës së lirë
-
TikToku të hënën në seancën gjyqësore që mund të vendosë fatin e tij në SHBA
-
Komiteti amerikan miraton projektligjin për ndalimin e TikTokut
-
TikToku, “arma” e re e Kinës në përballjen me SHBA-në
-
Marrëveshja SHBA-Kinë për TikTokun përcakton që asetet të kalojnë në duart amerikane